Artisti i artit të rrugës Diver Santi adreson në punën e tij të fundit censurën e gazetarëve kritikë nga qeverisë, të cilët u shkarkuan nga televizioni News24.
Burime të ndryshme kanë raportuar se Krasta e humbi vendin e punës pasi pronari i News24, Irfan Hysenbelliu u vu nën presion nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj.
Këshilli i Europës kritikoi mbylljen e dy emisioneve kritike ndaj qeverisë. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, e konsideroi mbylljen e emisioneve si kërcënim nga qeveria, që ka “efekt frikësues te liria e medias”.
Në veprën e Diver Santit, me titull Lajmi më i fundit, Adi Krasta shfaqet me një shirit të zi që i mbulon gojën, shoqëruar me sloganin “Mos fol të vërtetën”.
Posterat, në shqip dhe anglisht, janë vendosur para zyrave të televizionit News24 në periferi të Tiranës. Posterat janë prodhuar nga Debatik Center, një nga nismat artistike të fundit të mbetura të pavarura në Tiranë.