Arti shqiptar i realizmit socialiste shfaqet në Stamboll

Nga Exit News
Arti shqiptar i realizmit socialiste shfaqet në Stamboll

Muzeu “Pera” i Stambollit ka hapur një ekspozitë me vepra të artit të realizmit socialist, të krijuara gjatë periudhës komuniste.

E titulluar “Ndërtimi i një ëndrre: Realizmi socialist në artin shqiptar”, ekspozita përmban një përzgjedhje veprash të kohës së diktaturës. Qëllimi i këtyre veprave ishte përhapja e parimeve të komunizmit dhe krijimi i propagandës në mbështetje të shtetit.

Ekspozita u hap në 7 korrik dhe do të qendrojë e hapur deri më 15 tetor.

Kuruar nga artisti shqiptarë Artan Shabani, ekspozita studion ndikimin e ideologjisë komuniste në art gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Ajo u jep shikuesve mundësinë për t’u njohur me botën në të cilën shqiptarët u detyruan të jetojnë për 50 vjet. Punimet përfshijnë përshkrime të jetës së përditshme, klasës punëtore, portrete të drejtuesve dhe imazhe të regjimit.

“Realizmi socialist” përcaktohet nga Shabani si një kohë kur shteti ushtroi kontroll mbi artistët si dhe mbi të gjitha format e krijimtarisë. Ekspozita përfshin punime nga disa prej artistëve kryesorë të kohës.

Veprat e ekspozuara përfshijnë piktura, veshje, libra për fëmijë dhe materiale të tjera që gjithashtu i referohen luftës partizane dhe rezistencë kundër forcave pushtuese. Veprat me tema të forta përfshijnë mbrojtjen e mëmëdheut, industrializimin, sportin dhe jetën shoqërore të popullit shqiptar.

Artistët, pjesmarrës në ekspozitë janë Guri Madhi, një nga themeluesit e Akademisë së Arteve të Bukura Shqiptare, Safo Marko, Pandi Mele, dhe Pellumb Bylyku. Të tjerët përfshijnë Robert Permetin, Agim Fajën, Zef Shoshin. Dhimiter Theodhorrin, Skender Kamberin, dhe Lumturi Blloshmin.

Emir Hoxha, pedagog i Universitetit të Arteve në Tiranë e përkufizon realizmin socialist shqiptar si “euforik, optimist dhe të bukur”. Ai predikoi një botë të re ku shfrytëzimi dhe klasa sociale nuk ekzistonin dhe ku të ardhurat ndaheshin në mënyrë të barabartë midis të gjithëve, tha ai.

Një shembull i shkëlqyer i realizmit socialist është mozaiku që qëndron sipër hyrjes në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Fatkeqësisht, vepra arti është lënë në mëshirë të fatit, dhe disa pjesë të mozaikut kanë nevojë për rinovim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>