Artistët kërkojnë shpalljen e Teatrit Kombëtar monument kulture

Artistët kërkojnë shpalljen e Teatrit Kombëtar monument kulture

Pas më shumë se dy muajsh diskutimesh publike në mbrojtje të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, artistë e qytetarë i koërkuan sot Ministrisë së Kulturës shpalljen e godinave të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimentar “Kujtim Spahivogli” si “korpus monument kulture”.

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar njoftoi se kjo kërkesë, që i siguron godinave mbrojtje dhe ruajtje nga shembja, është shoqëruar me 780 firma nga artistë, qytetarë e politikanë shqiptarë.

Aleanca njofton gjithsesi se si mbledhja e firmave, ashtu dhe rezistenca publike për mbrojtjen e godinave të teatrit do të vazhdojë, por jo më në formën e diskutimeve publike siç ka ndodhur për rreth 10 javë.

Regjisori Kastriot Çipi u shpreh se po diskutohet një formë e re rezistence ndaj planit të qeverisë për ta shembur godinën e teatrit, por nuk do të jetë një formë radikale me greva urie. Sipas Çipit, artistët duhet ta mbrojnë teatrin me art, përmes shfaqjeve teatrale, muzikës, videoeve etj.

Po ashtu, artistët po ideojnë ngritjen e një fondacioni që do të mundësojë mbledhjen e fondeve për të rikonstruktuar godinën aktuale të Teatrit Kombëtar.

Më tepër lidhur me vendimin e Qeverisë Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri përmes Partneritetit Publik Privat mund të lexoni këtukëtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>