Artistët sërish protestë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar

Artistët sërish protestë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar

Artistë dhe qytetarë do të protestojnë sot kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe projektligjit klientelist që Qeveria Rama po bëhet gati të votojë, lidhur me këtë ndërtim.

Njësoj si dje në mbrëmje, edhe sot në orën 20:30, përpara godinës së Teatrit, artistët do të kërkojnë mbrojtjen e ndërtesës së Teatrit dhe mosmiratimin e ligjit që i hap rrugë ndërtimit me PPP të teatrit dhe të kullave përreth tij.

Aktorët e quajtën projektligjin që parashikon dhënien e tokës publike ku ndodhet teatri, kompanisë privete Fusha shpk, si një skemë të pastër klienteliste antikushtetuese që po i rrëmben qytetarëve pronën publike.

Të vendosur për të mos lejuar këtë vjedhje, aktorët por dhe shumë aktivistë të tjerë kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalojnë.

Për më shumë se dy muaj, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, një grupim artistësh e qytetarësh kundër vendimit të qeverisë për prishjen e godinës së teatrit, organizoi dëgjesa publike të përjavshme, me qëllim për të kthyer vprojektin e qeverisë për ndërtimin e teatrit me PPP, rrethuar nga një qendër tregtare dhe një sërë kullash.

Por tashmë që qeveria bëri publik projektligjin që i kalon pronësinë e tokës publike kompanisë private, aktorët kanë përshkallëzuar protestat e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>