Asgjë e re nga fronti i krizës politike

Asgjë e re nga fronti i krizës politike

Denar Biba, Kryetari i KQZ-së njoftoi se afati zyrtar i regjistrimit të partive politke në zgjedhje është shtyrë deri më 29 prill. Pra, opozita ka edhe 19 ditë kohë për tu regjistruar në KQZ.

“Vota ime do të jetë pro regjistrimit të cilësdo partie edhe përtej afatit. Natyrisht, jo përtej çfarëdolloj afati. Ky i datës 10 është thjeshtë sugjerues nga Kodi” — u shpreh Zoti Biba për gazetën shqiptarja.com.

Pavarësisht shtyrjes së afatit, dialogu ndërmjet PS dhe PD duket i vështirë për tu arritur. Të dy krerët e partive kryesore në vend nuk kanë marrë asnjë hap konkret për fillimin e bisedimeve.

Përpjekja e vetme ishte kur nga ekranet e televizorit Kryeminisitri Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha ranë dakord në parim për një takim mes tyre. Zoti Basha caktoi deputetin Oerd Bylykbashi negociator të PD-së për përcaktimin e procedurave të takimit. Por një javë më pas takimi duket se ka dështuar.

Përveç këtij hapi asgjë tjetër e rëndësishme nuk ka ndodhur gjatë këtij muaji, gjithçka vazhdon njësoj:

  • Kryeministri Edi Rama vazhdon retorikën e zakonshme propagandistike ku ai është pro reformës në drejtësi dhe opozita kundra. Ai nuk ka thënë asnjë fjalë për gjendjen e drogës në vend ku vetëm gjatë kësaj fundjave janë kapur 12 ton drogë dhe janë vrarë dy persona në atentate mafioze.
  • Kryetari i opozitës Lulzim Basha vazhdon të refuzoi çdo zgjidhje tjetër përveç qeverisë teknike.
  • Kryetari i LSI-së Ilir Meta në çdo takim me strukturat e partisë vazhdon të përmend dështimin e qeverisë në luftën kundër drogës dhe kriminalizimin e parlamentit. Dje, në një takim me të rinjtë e partisë ai u shpreh se: “Të gjithë ne kërkojmë një Shqipëri pa drogë që përfaqëson qytetarët dhe jo krimin e organizuar që përmes monopoleve, ekraneve të kapura dhe koncesioneve po ndalojnë sipërmarrjen në vend.” Por, përveç propagandës boshe, e vetmja zgjidhje e ofruar prej tij është krijimi i qeverisë së besimit, ndoshta me Zotin Meta Kryeministër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>