Katër mijë bimë kanabis janë asgjësuar gjatë një operacioni anti-drogë të forcave RENEA dhe FNSH në zonën e Kashnjetit në Lezhë.
Operacioni është zhvilluar mesditën e sotme pas të dhënave të marra nga Guardia di Finanza.
Burimet në media raportojnë se nuk ka patur të arrestuar gjatë aksionit ndonëse RENEA dhe FNSH kanë vepruar pa njoftuar policinë e Lezhës nga frika e dekonspirimit.
Një javë më parë, një operacion i ngjashëm anti-drogë u ndërmor në në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të Fushë-Krujës ku u asgjësuan rreth 20 mijë bimë kanabis dhe u arrestuan 16 persona ndërsa 24 të tjerë u shpallën në kërkim.