
Britania ka vendosur zgjatjen dhe ashpërsimin e masave ndaluese edhe për javën e ardhshme.
Qeveria pritet të ndalojë qarkullimin me makina në distanca të largëta, dhe ndryshime ligjore për të forcuar urdhërin e qeverisë për të dalë një herë në ditë, për të bërë Pazar, për tu ushtruar ose për raste emergjente.
Këto vendime do të lajmërohen ditën e enjte nga Domenic Raab, drejtuesi i qeverisë deri në shërimin e kryeministrit Boris Xhonson.
Britania ka 55, 242 të infektuar, 3,634 raste të reja, dhe 7,097 të vdekur. Ditën e mërkurë, Britania njoftoi 938 vdekje.
Pavarësisht se numri i vdekjeve në Britani është më i ulët se sa në Itali dhe Spanjë, rritja ditore e numrit të vdekjeve është e njëjtë me to.