Bashkimi Evropian nuk ka asnjë datë për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, pyetur për takimin e radhës, deklaroi se “puna e të dërguarit të posaçëm (për dialogun) Miroslav Lajçak dhe ekipit të tij po vazhdon dhe është një punë e ngjeshur. Sapo të kemi ndonjë datë për të shpallur për takimet e radhës ne do ta bëjmë këtë.”
Dialogu mes dy vendeve rifilloi në 16 korrik, ku u zhvilluan disa takime si mes zyrtarëve të lartë Hoti dhe Vuçiç, ashtu dhe mes grupeve të ekspertëve.
Por që prej një muaji nuk ka pasur asnjë takim, fillimisht për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe më pas nga refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe insistimi i Serbisë që të bisedohet për këtë temë si prioritet.