Australia ka shënuar ditën e parë pa asnjë rast të infektuar me koronavirus – që nga data 9 qershor.
Shteti i Viktorias – epiqendra e valës së dytë të virusit që goditi Australinë – regjistroi zero raste të reja për ditën e dytë rradhazi, pas një karantine 112 ditore.
Australia ka regjistruar 27,500 raste të infektuara në total, si dhe 900 viktima nga pandemia Covid-19.
Vendi me 25 milionë banorë praktikoi karantinimin dhe testimet në masë për të gjurmuar dhe kontrolluar virusin.