Asnjë ministër i qeverisë ‘Rama 3’ nuk po hetohet nga SPAK

Nga Exit News
Asnjë ministër i qeverisë ‘Rama 3’ nuk po hetohet nga SPAK

Asnjë nga 16 ministrat e qeverisë Rama 3 nuk është nën hetim, njoftoi SPAK, presidentin Ilir Meta të martën.

Meta i kërkoi të dielën Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion informacion mbi ministrat e qeverisë Rama.

Prokuroria e Përgjithshme ktheu përgjigje të hënën ku theksoi se asnjë nga emrat e propozuar nga kryeministri “nuk është i proceduar”.

Sipas Kushtetutës, presidenti ka të drejtë të kërkojë informacion mbi ministrat përpara dekretimti dhe betimit të tyre në presidencë.

Meta dekretoi më 10 shtator, Edi Ramën si kryeministër të vendit për të tretën herë radhazi.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme