Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të hënën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 2 277 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 10 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 104 188 raste.
Mbeten 1 074 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 507 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 245 pacientë kanë humbur jetën.