![Infografiku nga Ergin Zaloshnja, ©️Exit News Asnjë viktimë dhe 42 të infektuar të rinj në Kosovë](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/09/WhatsApp-Image-2020-09-14-at-18.45.51-1.jpeg)
Asnjë viktimë me Covid-19 nuk është rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e lënë totalin e viktimave në vend në 627.
42 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 15 705 të infektuar.
Prej tyre 1 347 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 13 731 pacietë janë shëruar.