
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit humbi jetën nga Covid-19 një 67- vjeçar nga Prizreni.
Ndërkohë, nga testimi i 2.840 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 44 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 101.877 raste.
Mbeten 3.195 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107.313 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.241 pacientë kanë humbur jetën.