Asnjë viktimë dhe 63 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

Nga Exit News
Asnjë viktimë dhe 63 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

Asnjë viktimë me Covid-19 nuk është raportuar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e lënë totalin e viktimave në vend në 616.

63 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi këtë javë, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 15 333 të infektuar.

Prej tyre 1 730 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 12 987 pacietë janë shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>