Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, 31 raste të reja

Nga Exit News
Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, 31 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të dielën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i 3 012 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 31 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 101 374 raste.

Mbeten 3 631  raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 244  raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 239 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>