Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka patur viktima nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 2 133 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 8 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 495 raste.
Mbeten 108 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 870 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 264 pacientë kanë humbur jetën.
Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 72 476 qytetarë, ndërkohë që 270 641 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.