Astiri, Fresku dhe Kodra e Diellit, tre zonat e nxehta të Covid-19

Nga Exit News
Astiri, Fresku dhe Kodra e Diellit, tre zonat e nxehta të Covid-19

Astiri, Kodra e Diellit dhe Fresku janë 3 vatrat e “nxehta” të përhapjes së koronavirusit në Tiranë.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit”, tha një mjeke e Spitalit Infektiv në një bisedë me Ministren e Shëndetësisë Manastirliu, në Facebook.

Mjekja sqaroi se Covid-19 është në fazën e transmetimit komunitar në vend. Mënyra se si përhapet virusi në vend, sipas mjekes është përmes “ceremonive mortore, festave, ditëlindjeve që marrin pjesë grumbullime të rinj”.

Tirana ka rreth 55 përqind të të infektuarve aktiv në vend — 1251 pacientë aktivë nga 2274 në total në të gjithë vendin. Më 1 gusht, nga 120 pacientë të rinj me Covid-19 të zbuluar në vend, 57 prej tyre janë banues në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>