AstraZeneca dhe Oxford bashkëpunojnë me Rusinë për gjetjen e vaksinës për Covid-19

AstraZeneca dhe Oxford bashkëpunojnë me Rusinë për gjetjen e vaksinës për Covid-19

AstraZeneca ka njoftuar nisjen e rekrutimit të qytetarëve mbi 18 vjeç për testimin e kombinimit të vaksinës së AstraZeneca dhe Oxford-it, me atë ë Rusisë, Sputnik V prodhuar nga Instituti Kërkimor Gamaleya në Moskë.

Qëllimi është të vërtetohet nëse kjo vaksinë e rrit imunitetin e trupit dhe mbrojtjen ndaj virusit.

Kompania tha për BBC se testimet do të zhvillohen në Rusi por ende nuk dihet sa persona do të përfshihen dhe kur do të nisë testimi.

AstraZeneca deklaroi publikisht se bashkëpunimi shkencor me Institutin Kërkimor Gamaleya është shumë i rëndësishëm për të eksploruar mundësinë e kombinimit të vaksinave për arritjen e mbrojtjes më të mirë ndaj virusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>