
Kompania AstraZeneca ka ndaluar testimet e vaksinës së saj eksperimentale kundër Covid-19 pasi një prej vullnetarëve pësoi një efekt anësor të paparashikuar.
Në deklaratën zyrtare, AstraZeneca e quajti efektin anësor tek pacienti ‘një sëmundje të pashpjegueshme’ pa dhënë sqarime të mëtejshme.
Menjëherë pas lajmit, aksionet e kompanisë ranë me 3 përqind në Londër.
Vaksina eksperimentale, të cilën AstraZeneca po e zhvillon bashkë me studiues nga Universiteti i Oksfordit, është parë si një nga kandidatët kryesorë të vaksinave anti-covid.Testimet janë shtrirë në grupë të mëdha njerëzish dhe në disa vende të botës si në Britani të Madhe, SHBA, Brazil dhe Afrikën e Jugut.
Kjo vaksinë është një prej vaksinave të mbështetura financiarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende si Britania e Madhe kanë porositur paraprakisht sasi të mëdhaja të vaksinës.