Vaksina e AstraZenecas, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, është e para që i është dhënë drita jeshile nga OBSH për programin COVAX.
OBSH ka nisur lëvizjet për shpërndarjen e vaksinën së COVID-19 në vendet e varfra të hënën.
Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme mund të marrin dërgesat e para të vaksinës në fund të shkurtit si pjesë e programit të përbashkët COVAX.
OBSH planifikon të japë 336 milion doza në gjysmën e parë të vitit dhe deri në 2 miliardë në fund të dhjetorit.
OBSH shpresonte që programi COVAX të niste në përputhje me fillimet e vaksinimit në vendet më të pasura. Por dy muaj pas nisjen së vaksinimit në këto vende, ende asnjë dozë vaksinë nuk është shpërndarë në 130 vendet më të varfra në botë.
Kur do të fillojë prezantimi i COVAX?
COVAX kishte nënshkruar marrëveshje me prodhues të ndryshëm, por vetëm vaksinat AstraZeneca dhe BioNTech-Pfizer pritej të përfshiheshin në valën e parë.
Instituti i Serumit në Indi ra dakord të prodhojë 1.1 miliardë doza për shpërndarjen. India tashmë ka filluar të dhurojë doza për disa nga fqinjët e saj.
COVAX deri më tani ka mbledhur 6 miliardë dollarë (4.95 miliardë euro) në premtime, por do të kërkojë të paktën edhe 2 miliardë dollarë këtë vit.
COVAX është një nismë e Bashkimit Europian për të shpërndarë vaksina drejt vendeve të mesme dhe të varfra, që kanë pasur më pak qasje në to.
Shqipëria po ashtu është pjesë e COVAX dhe pritet të marrë 141, 600 vaksina të AstraZenecas si pjesë e nismës.