AstraZeneca: Vaksina jonë siguron mbrojtje ndaj variantit të ri të Covid-19

Nga Exit News
AstraZeneca: Vaksina jonë siguron mbrojtje ndaj variantit të ri të Covid-19

Kompania AstraZeneca pretendon se vaksina e zhvilluar prej saj, në bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit, mund të sigurojë mbrojtje dhe ndaj variantit të ri të Covid-19 që ka shpërthyer kryesisht në Angli.

“AZD1222 (vaksina e AstraZenecas) përmban materialin gjenetik të proteinës spike të virusit SARS-CoV-2 dhe ndryshimet në kodin gjenetik të parë në këtë formulë të re virale nuk duket se ndryshojnë strukturën e kësaj proteine”, tha një përfaqësuesi i AstraZeneca në një email për Reuters.

Përfaqësuesi shtoi se vaksina e AstraZenecas do të stërvisë sistemin imunitar të “njohë shumë pjesë të ndryshme të proteinës spike, në mënyrë që të mund të eleminojë virusin nëse ekspozohet më vonë”.

Mutacioni i ri i Covid-19, i njohur si linja B.1.1.7 mund të jetë deri në 70% më infektues dhe më shqetësues për fëmijët. Varianti i ri po qarkullon kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, por raste janë gjetur dhe në Danimarkë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>