AstraZeneca vonon dozat e vaksinave për Bashkimin Europian

Nga Exit News
AstraZeneca vonon dozat e vaksinave për Bashkimin Europian

AstraZeneca ka thënë të premten se do të shpërndajë më pak doza të vaksinës nga sa kishte parashikuar fillimisht drejt vendeve të BE-së për shkak të një defekti në prodhim.

“Sasitë fillestare do të jenë më të ulëta sesa parashikoheshin fillimisht për shkak të rendimenteve të reduktuara në një vend prodhimi brenda zinxhirit tonë të furnizimit,” tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë, duke mos dhënë detaje.

 “Ne do të furnizojmë me dhjetëra miliona doza në shkurt dhe mars në Bashkimin Evropian, ndërsa vazhdojmë të rrisim prodhimin” shtoi ai.

Pas këtij njoftimi, Austria ka paralajmëruar se çdo vonesë do të jetë e papranueshme.

Ministri austriak i shëndetësisë Rudolf Anschober paralajmëroi AstraZeneca se çdo vonesë do të ishte “absolutisht e papranueshme”.

BE ka arritur një marrëveshje për të blerë të paktën 300 milionë doza nga AstraZeneca.

Ndërkohë Komisioni Europian do të kërkojë sqarime nga kompania Pfizer nëse do të ketë më vonesa në dërgimin e vaksinave anti-Covid në vendet e Bashkimit Europian.

“Ne do të kërkojmë sqarime nga kompania”, tha zëdhënësi i BE-së në një konferencë shtypi, në përgjigje të shqetësimit të vendeve për vonesat e dërgesave të vaksinave.

Prej 15 janarit shumë vende të BE-së  po marrin më pak dërgesa vaksinash anti-Covid nga Pfizeri, pasi kompania ka ngadalësuar dërgesat.

Në një deklaratë për shtyp, kompania ka thënë se dërgesat po ndikohen nga ndryshimet në proceset e prodhimit të bëra për të rritur nivelet e prodhimit. “Megjithëse kjo do të ndikojë përkohësisht në dërgesat në fund të janarit deri në fillim të shkurtit, ky proces do të sigurojë një rritje të konsiderueshme në doza të disponueshme për pacientët në fund të shkurtit dhe marsit.”

BE ka aprovuar dhe vaksinën e prodhuar nga kompania amerikane Moderna, kështu që vendet e BE-së nuk varen plotësisht nga Pfizer/BioNTech.

Ndërsa me vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech, në vendet e Bashkimit Europian vaksinimi ka nisur në 27 dhjetor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>