Të gjithë qytetarët që ende nuk kanë përfituar nga dy paketat ndihmësë të qeverisë, duhet të paraqesin ankesë deri më 25 gusht pranë drejtorisë rajonale të tatimeve.
“Të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Institucioni i kujton qytetarëve të kontrollojë të dhënat e plotësuara në formularin e aplikimit, në mënyrë që të korrigjojnë të dhënat e hedhur gabim.
Paketa e parë përfshinte dhënien e tre pagave mujore nga 220 eruo ndërsa paketa e dytë përfshin një page të vetme 40 mijë lek.
Nga paketa e parë përfitojnë të gjithë personat, biznesi i të cilëve është mbyllur me urdhër të ministrisë së shëndetësisë.
Ndërsa nga paketa e dytë përfitojnë personat që janë hequr nga puna ose kanë mbyllur biznesin si pasojë masave kundër koronavirusit.