Atentati ndaj Ardian Çapjes i mirëorganizuar, autorët qëlluan me snaiper

Nga Exit News
Atentati ndaj Ardian Çapjes i mirëorganizuar, autorët qëlluan me snaiper

Atentati ndaj Ardian Çapjes ishte i mirëorganizuar dhe i paramenduar.

Kështu raportoi sot gazetarja Klodiana Lala e cila tha se ai është qëlluar me snaiper në rrugën pas shtëpisë së tij:

“Ardian Çapja është një personazhi i njohur për drejtësinë, të cilit i është bërë një atentat i mirëorgnaizuar.

Ai ndodhej në banesën e tij dhe në një moment ai ka dalë në pjesën e pasme të saj, në rrugën mbrapa shtëpisë. Kur është larguar rreth 50 metra, është qëlluar me një armë tip snajper. Ai ka marrë një plumb në shpatull.

Kur ishte paraqitur në spital, ai ka deklaruar se ishte rrëzuar në shtëpi. Por mjekët konstatuan se ishte qëlluar me armë.”

Lala tha se e gjithë zona pranë shtëpisë së Ardian Çapjes monitorohej me kamera të vendosura nga vetë familja Çapja.

“Kjo zonë është e monitoruar. Në çdo shtyllë elektrike, janë të vendosura kamera me rezolucion të lartë. Kjo ka ndodhur pasi prej vitesh kjo familje ka qenë pjesë e sulmeve,” u shpreh gazetarja Lala.

Aktualisht zona pranë hotelit dhe shtëpisë së Çapjave po ruhet nga policë të shumtë dhe antiblinda.

Atentati ndaj Çapjas u bë rreth orës 09:30 të mëngjesit të 8 qershorit. Autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe më pas janë larguar me makinë.

Çapja është nisur me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, pasi u paraqit fillimisht në spitalin e Elbasanit.

Familja Çapja mohoi lajmet se Ardian Çapja është plagosur në një atentat me armë zjarri dhe tha se ai është rrëzuar dhe lënduar duke punuar në banesën e tij.

Por mjekët dhe policia kanë raportuar se Çapja është plagosur me armë zjarri.

Ardian Çapja, në vitin 2016 u arrestua për sulm ndaj policisë së bashku me dy të tjerë, por më pas u la i lirë nga policia.

Ai dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje.

Në vitin 2017, Ardian Çapja u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv.

Pak muaj më parë, Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar deklarimin e pasurisë nga ai.

Ardian Çapja është anëtar i familjes Çapja, e njohur në Elbasan për përfshirjen në shumë ngjarje të rënda kriminale. Fisi Çapja është një prej fiseve më famëkeq në Elbasan. Fisi prej vitesh është në konflikt me fisin Mema. Nga ky konflikt kanë vdekur 8 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë që prej vitit 2005.

4 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme