Disa anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë paditur sot në SPAK ministrin Lleshaj, kryebashkiakun Veliaj dhe drejtorin e Policisë Ardi Veliu, për ‘vrasje të mbetur në tentativë’ mëngjesin e 17 majit.
Ata akuzojnë Lleshajn, Veliaj dhe Veliun se kanë nisur shembjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental teksa brenda ka pasur ende qytetarë, duke vënë në rrezik jetën e tyre.
Më herët SPAK ka pranuar dy paditë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: një për kryebashkiakun Veliaj dhe një të dytë për inxhinierët të Institutit të Ndërtimit që firmosën vendimin për shembjen e teatrit. SPAK nisi hetimet në 21 maj.
Prokurori i çështjes është ngarkuar Ervin Kondilli, i cili ka sekuestruar dokumentet nga Bashkia Tiranë për procedurën e ndjekur për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.