Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, PD e LSI kallëzojnë Edi Ramën në prokurori

Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, PD e LSI kallëzojnë Edi Ramën në prokurori

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kallëzuan sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kryeministrin Edi Rama lidhur me audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.

Opozita kërkon që Kryeministri Rama të dorëzojë në prokurori rezultatin e analizave të audio-përgjimit, – të bëra personalisht nga Rama në një agjensi të njohur, – sipas të cilit përgjimi dilte të ishte fals, montazh i bërë nga opozita.

Kryetari i Grupit të PD-së Spaho dhe kryetari i Grupit të LSI-së Vasili u shprehën:

“Në zbatim të ligjit, ne iu drejtuam Prokurorisë që të hapë hetim penal ndaj kryeministrit, ndaj Edi Ramës, për pengim të së vërtetës, për fshehje të së vërtetës, duke mos dorëzuar provën në fjalë, ekpertimin që ai ka bërë në një periudhë aq të shkurtër në një nga laboratorët më të mirë të botës.

Duke mos e bërë publike, Kryeministri jo vetëm ka manipuluar opinionin publik, por po pengon zbardhjen e së vërtetës.”

Kujtojmë se vetëm 48 orë pas pas publikimit të audio-përgjimit nga PD, Kryeministri Rama, në një deklaratë për shtyp, e hodhi poshtë atë duke e quajtur maskaradë të opozitës:

“Kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore nga një prej laboratorëve më të mirë në botë. Ajo provë më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi  përpara një prove kompromentuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin”.

Më shumë lidhur me këtë temë mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>