Australia mbron vendimin për anullimin e marrëveshjes së nëndetëseve me Francën

Nga Exit News
Australia mbron vendimin për anullimin e marrëveshjes së nëndetëseve me Francën

Australia mbrojti anulimin e një marrëveshjeje mbi furnizimin me nëndetëset franceze të dielën, duke thënë se qeveria i ka paraqitur palës franceze shqetësimet e saj muaj më parë.

“Nuk pendohem për vendimin për të vënë interesin kombëtar të Australisë në plan të parë,” citohet në një raportim të Reuters kryeministri australian, Scott Morrison.

Deklarata erdhi pasi vendi nënshkroi një marrëveshje e re me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për furnizimin me nëndetëse.

Canberra njoftoi të enjten se do të anulonte marrëveshjen e saj të vitit 2016 me Grupin Naval të Francës për të ndërtuar një flotë nëndetësesh dhe në vend të kësaj tha se do të ndërtonte tetë nëndetëse me energji bërthamore me teknologji amerikane dhe britanike, pasi arritjes së një pakti trepalësh sigurie.

Kjo bëri që Franca të tërhiqte ambasadorët nga SHBA-ja dhe Australia, duke nxitur një krizë diplomatike shumëkombëshe.

Prishja e kontratës ka shkaktuar zemërim në Paris, i cili pretendon se nuk është konsultuar nga aleatët e tij

Morrison shtoi se e kupton zhgënjimin e Francës mbi anulimin e marrëveshjes –  vlerësuar rrreth 40 miliardë dollarë në 2016 dhe që llogaritet të kushtojë shumë më tepër sot – por përsëriti se Australia duhet të marrë gjithmonë vendime në interesin e saj më të mirë.

“Kjo është një çështje që ishte ngritur nga unë drejtpërdrejt disa muaj më parë dhe ne vazhduam t’i diskutonim ato çështje, përfshirë ministrat e mbrojtjes dhe të tjerët,” pohoi Morrison në një konferencë për shtyp.

Burime për Politico-n kanë theksuar se Australia ka shumë kohë që kërkon të prishë marrëveshjen dhe i kishte vendosur qysh në maj disa kushte kompanisë franceze. Afati për përmbushjen e tyre sapo ka përfunduar.

Marrëveshja e re trepalëshe e ka futur Uashingtonin në një krizë diplomatike të papreçedentë diplomatike me Francën, e cila mund të dëmtojë raportet me aleatët evropian në NATO.

E para që do të preket do të jetë fronti i bashkuar kundër Kinës që Presidenti amerikan, Joe Biden po përpiqet të ndërtojë.

Mosmarrëveshja vjen në një moment kur aleatët e kanë kritikuar rëndë SHBA-në për tërheqjen katastrofike nga Afganistani.

Të dielën, pala franceze bëri me dije se presidenti francez Emmanuel Macron do të bisedojë me presidentin amerikan Joe Biden për anulimin e marrëveshjes së ndëndetëseve që shkaktoi tërheqjen e ambasadorëve francezë nga SHBA dhe Australia

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>