Australia do të mbyllë ambasadën në Afganistan. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Scott Morrison, i cili deklaroi se vendimi është pasojë e një “një mjedisi gjithnjë e më të pasigurt”.
“Qeveria është këshilluar që rregullat e sigurisë nuk ofrojnë mbështetje për praninë tonë të vazhdueshme diplomatike”, pohoi ai në një deklaratë për mediat.
Ai shtoi se diplomatët australianë do ta vizitojnë rregullisht Afganistanin duke vepruar në ndonjë ambasadë tjetër në vendet e rajonit.