
Pesë milion qytetarë të Melbournit në Australi janë njoftuar se duhet të qëndrojnë në shtëpi për gjashtë javë, pas shtimit të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Kryeministri i Viktorias, Daniel Andrews shpalli karantinën në vend pasi u shënuan 191 infeksione të reja në një ditë, numri më i lartë për Australinë që nga nisja e pandemisë.
Kufijtë e shtetit me fqinjët janë të mbyllura.
Australia ka regjistruar mbi 9,000 raste dhe 106 viktima nga koronavirusi.