
Qeveria australiane po diskuton me disa shtete mundësinë e lejimit të udhëtimeve pa detyrimin për t’u karantinuar për dy javë, por paralajmëron se SHBA-ja dhe Europa nuk do jenë në listë.
Kryeministri Scott Morison njoftoi se marrëveshja e parë u arrit me Zelandën e Re.
Vende të tjera si Japonia, Singapori, Koreja e Jugut pritet të lidhin të njëjtën marrëveshje.
Nga dita e premte, qytetarët e Zelandës së Re do mund të udhëtojnë në disa pjesë të Australisë pa patur nevojë të karantinohen. Ata do të karantinohen vetëm kur të kthehen në vendin e tyre.