Australia teston një ilaç të ri kundër koronavirusit

Nga Exit News
Australia teston një ilaç të ri kundër koronavirusit

Australia do të testojë një ilaçë hundësh i cili mund të shërojë Covid-19 dhe infeksione të tjera virale. Ky ilaç u prodhua nga kompania australiane Ena Respiratory, me qëllim rritjen e mekanizmave mbrojtës të imunitetit në rrugët e frymëmarrjes. Lajmi u raportua nga The Guardian.

Qeveria lajmëroi të shtunën se kompania e investimeve australiane Brandon do të invetojë 11, 7 milionë dollatë për të testuar ilaçin e ri. Nëse rezultatet dalin pozitive atëherë ky ilaç do të prodhohet në Australi.

Qeveria australiane ka miratuar një program prej 30 milionë dollarësh për të ndihmuar kompanitë farmaceutike në kërkimet për trajtimet e koronavirusit.

Në këtë program mund të behën pjesë edhe kompanitë e investimeve që duan të investojë në zbulimet e trajtimeve të reja antikovid ose për sëmundjet e ndryshme virale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>