Austri, e djathta fiton zgjedhjet—fituesi i madh, e djathta populiste

Austri, e djathta fiton zgjedhjet—fituesi i madh, e djathta populiste

Partia e Popullit e Austrisë (VPO), partia e qendrës së djathtë të Austrisë, fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot.

Parashikimet nga sondazhet e votuesve, tregojnë se VPÖ ka fituar 30,2 për qind të votava, e ndjekur nga partia populiste e djathtë, Partia e Lirisë (FPÖ), me 26,8 për qind të votave.

Partia Social Demokrate, partnerja e tanishme në koalicionin e madh qeverisës së Austrisë, doli e treta me 26,3 për qind të votave.

Dy partitë e djathta, VPO dhe FPO pritet të formojnë koalicionin qeverisës.

Drejtuesi 31-vjeçar i VPO-së, Sebastian Kurz, aktualisht ministri i Jashtëm i Austrisë,  do të jetë kryeministri i ri i Autrisë dhe drejtuesi më i ri në botë.

Emigracioni ishte tema kryesore e fushatës dhe të dyja partitë kryesore u pozicionuan kundër emigracionit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>