Kryeministri i djathtë austriak Sebastian Kurz ka planifikuar mbylljen e shtatë xhamive dhe dëbimin e mbi 40 imamëve.
“Shoqëritë paralele, islami politik dhe prirjet drejt radikalizimit nuk kanë vend në vendin tonë”, deklaroi kryeministri Kurz, përpara gazetarëve në Vjenë.
Sipas tij, mbyllja e xhamive radikale dhe dëbimi i imamëvë është vetëm fillimi i një plani për të larguar ideologjinë islamike, radikalizimin dhe financimet e grupeve fetare në Austri.
Kryeministri kritikoi faktin se në të shkuarën, qeveritë austriake nuk i kanë përdorur mjaftuesëshëm kompetencat për të ndërhyrë në këtë fushë.
Gjashtë prej xhamive që po mbyllen drejtohen nga një grup i quajtur Bashkësia Fetare Arabe, ndërsa tjetra është një xhami nacionialiste turke në kryeqytet, Vienë.
Vendimi i qeverisë austriake u dënua nga Turqia, e cila e quajti vendimin “racist”, “diskriminues” dhe“anti-islamik”.
Zëdhënësi i Recep Taip Erdogan, Ibrahim Kalin u shpreh se këto praktika janë në shkelje të të drejtave të njeriut dhe të drejtave për minoritetet.
“Është një përpjekje për të sulmuar komunitetet myslimane me qëllimin e vetëm për të fituar disa pikë politikisht” e mbyll Kalin deklaratën e tij në Twitter.