
Austria do të dhurojë një milion doza vaksina kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruajti të premten kancelari austriak Sebastian Kurz në një status në Twitter.
Këto doza do të jepen përveç dozave që ka siguruar BE-ja për vendet e rajonit.
Kurz e bëri njoftimin në kuadër të një samiti që Austria po zhvillon me krerët e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të integrohen në bllok.