Ambasadori i Austrisë Christian Steiner ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Gjatë një aktiviteti të Ambasada Austriake dhe qendra Arka në Shkodër, ambasadori tha se pret që në Samitin e Zagrebit të votohet pro hapjes së negociatave për Shqipërinë:
“Austria ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë ndaj edhe kësaj radhe mbështesim dhe presim që në Samitin e Zagrebit Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave. Shpresojmë që kjo të ndodh dhe të gjitha vendet europiane ti përgjigjen pozitivisht Shqipërisë.”
Disa muaj më parë, dhe Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg ka shprehur mbështetjen e Austrisë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.