Austria pezullon përdorimin e AstraZenecës pas raportimit të dy vdekjeve

Nga Exit News
Austria pezullon përdorimin e AstraZenecës pas raportimit të dy vdekjeve

Autoritetet austriake pezulluan vaksinimin me AstraZeneca si një “masë paraprake”, për shkak të  hetimeve për vdekjen e një personi dhe sëmundjen e një tjetri pas marrjes së dozës së parë.

“Zyra Federale për Sigurinë në Kujdesin Shëndetësor (BASG) ka marrë dy raporte për një lidhje kohore me vaksinimin nga vaksinat AstraZeneca në klinikën e rrethit të Zëettl në provincën e Austrisë së Ulët” tha BASG në një deklaratë.

Raportet kanë në qendër një grua 49-vjeçare për të cilën BASG tha “vdiq si rezultat i çrregullimeve të rënda të mpiksjes” dhe një grua 35-vjeçare “që kishte një emboli pulmonare është në rrugën e rimëkëmbjes”.

Autoriteti shëndetësor tha se aktualisht nuk ka “asnjë provë të një lidhje shkakësore me vaksinimin”, por që rezervat e mbetura të doyave nuk do të “shpërndahen për vaksinim”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>