Austria rikthen masat kufizuese, shkollat vazhdojnë hapur

Nga Exit News
Austria rikthen masat kufizuese, shkollat vazhdojnë hapur

Qeveria austriake ka miratuar një sërë kufizimesh të reja për qytetarët, si mënyrë për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Nga e marta, 3 nëntor, qytetarët do të jenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi nga ora  20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Baret dhe restorantet do të mbyllen për qytetetarët, ndërsa porositja e ushqimit në shtëpi do të mund të vazhdojë.

Të gjitha hotelet do të mbyllen.

Qeveria ka premtuar kompensim deri në 80 për qind të fitimeve që kompanitë kanë pasur nëntorin e kaluar, me kushtin që asnjë punonjës të mos shkarkohet nga puna.

Qeveria ka bërë thirrje që kushdo që mund të punojë nga shtëpia, të shmangë shkuarjen në vendet e punës.

Po ashtu do të ndalohen vizitat e personave jo pjestarë të familjes në shtëpi.

Duke theksuar se e ka të qartë që qytetarët janë të lodhur nga masat kufizuese, kancelari Kurz theksoi se marrja e disa masave është e nevojshme për të parandaluar rëndimin e situatës si kudo në Europë.

Pavarëisht kufizimeve, shkollat dhe një pjesë e dyqaneve joesenciale do të vazhdojnë të qëndrojnë hapur, duke punuar sipas protokolleve anti-Covid.

Masat e marra do të qëndrojnë në fuqi për 4 javë dhe më pas do të rishikohen.

Deri më tani Austria ka 106,000 raste me koronavirus, ku 1,097 pacientë kanë vdekur që prej fillimit të pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>