
Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar mëngjesin e së dielës në Kroaci.
Sipas junarnji.hr, të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe rreth 30 u plagosën.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:20 të mëngjesit.
Autobusi i linjës Frankfurt – Prishtinë ka dalë nga rruga në autostradën afër Slavonski Brod.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka shprehur në Twitter ngushëllimet për familjet kosovare që kanë humbur të afërmit në aksident.