Një automjet u aksidentua të dielën në aksin kombëtar Berat-Skrapar, duke rënë nga Ura e Vërtopit në lumin Osum.
Nga aksidenti u plagos rëndë drejtuesja 28-vjeçare, Anxhela Ibra, e cila është nxjerr nga automjeti nga forcat e policisë dhe ushtrisë.
Këto të fundit ishin lajmëruar nga roja i një fabike të zonës, njëkohësisht edhe dëshmimtar i ngjarjes.
Ajo u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit për të marr ndihmën e parë e më pas u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Pasagjeri që udhëtonte me drejtuesen e re, nuk ka pësuar lëndime.