Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për kompanitë celulare në vend

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për kompanitë celulare në vend

Më 23 maj Autoriteti i Konkurrencës (AK) vendosi të fillojë hetimet për tregun e telefonisë celulare për paketat me parapagesë.

Sipas ankimeve të shumta të dorëzuara në AK, kompanitë kryesore në Shqipëri si Vodafone Albania, Telekom Albania, Albtelekom Mobile  – kanë rënë dakord për vendosjen e tarifave për paketat me parapagim, duke krijuar kështu një kartel të paligjshëm. Rreth 90 për qind e tregut të kompanive celulare në Shqipëri bazohet në ofertat me parapagim.

Vendimi i AK do të përqendrohet në tre kompanitë kryesore dhe më të mëdha në vend. Një prej tyre është lider në treg dhe dy të tjera janë në minorancë. Sëbashku tre kompanitë nën hetim mbulojnë 95 për qind të tregut të ofertave të parapaguara.

Telekom është edhe një nga sponsorat kryesor të shfaqjeve të organizuara nga qeveria.

AK do të hetojë edhe ndryshimin e tarifave nga këto tre kompani për periudhën Janar 2016 deri në Maj 2017. Hetimi do të zgjasë për rreth tre muaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>