Autoriteti i konkurencës padit Facebook për krijim të monopolit

Nga Exit News
Autoriteti i konkurencës padit Facebook për krijim të monopolit

Kryeprokurorët e 46 shteteve në SHBA do të padisin në nentor Facebook me akuzën e krijimit të monopolit, sipas burimeve për Washington Post.

Kryeprokurorët, nën drejtimin e kryeprokurorit të New Yorkut Letitia James e akuzojnë Facebook se ka blerë kompanitë e vogla, konkurente të mundshme, me qëllimin për t’i zhdukur.

Gjithashtu, Facebook akuzohet edhe për kërcënim të konkurentët.

Kjo është padia e dytë e madhe kundër monopoleve në fushën e teknologjisë, Brenda disa javëve.

Qeveria amerikane ju bashkua padisë së 11 shteteve kundër Google, me akuzën e përdorimti të taktikave të paligjshme dhe në dëm të konkurencës për të siguruar monopolin.

Hetimi ndaj Facebook nisi vitin e kaluar, pasi kompania pranoi t’i paguaj qeverisë 5 miliardë dollarë për të pushuar një padi pas një sërë skandalesh me shkeljen e të drejtave të proivatësisë.

Hetuesit kanë hetuar në vecanti blerjen e dy kompanive konkurente nga Facebook, si Instagram dhe Whatsapp, në shkelje të ligjit anti monopol.

Akuzat u mohuan nga Facebook, përfaqësuesit e të ciliit thansë se rregullatorët federal kundër monopolist kishin mundësinë për të ndaluar këto blerje, por nuk e bënë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>