Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet për rritjen e çmimeve të maskave, alkoolit dhe dezinfektantëve në farmacitë e vendit.
Reagimi i AK-së vjen pas denoncimeve të shumta të qytetarëve në media dhe rrjete sociale për shumëfishimin e çmimeve të këtyre produkteve nëpër farmaci që prej datës 20 shkurt, kur në Itali u rrit ndjeshëm numri i personave të prekur me koronavirus dhe qytetarët shqiptarë nisën marrjen e masave mbrojtëse.
Në njoftimin për shtyp, AK lajëmron se ka pas një vëzhgimi në terren vihet re se në treg ka mungesa të këtyre materialeve dhe rritje të pajustifikueshme e çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve, si në depo farmaceutike dhe në farmaci.
Për këtë arsye, AK do të shtrijë hetimin e saj nga 1 janari 2020 deri më 31 maj 2020.
Sot është e vështirë që në farmaci të gjesh maska apo dezinfektantë, por në ditët e fundit të shkurtit një maskë e thjeshtë me çmim 50-100 lekë, shitej me një çmim prej 1000 lekësh. Ndërsa një dezinfektues duarsh, në sasi të vogël, që normalisht kushton 100 lekë, shitej për 600 lekë.