Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi, të mërkurën, se Avdullah Hoti është kandidati i tyre për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Njoftimin e dha kreu i LDK Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesinë. Ai tha se qeveria ka bërë punën mirë dhe “se qeveria ka arritur suksesshëm të kthejë Kosovën në arenën ndërkombëtare”.
“Vlerësimet tona janë se qeveria nuk ka ra si pasojë e mospunës së saj e si pasojë e përgjegjësisë së kësaj qeverie sepse qeveria nuk i zgjedhe deputetët dhe gjithë kjo ka ndodhur jo me fatin e qeverisë. Hoti do të vazhdojë të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër”, tha Mustafa.
Hoti u shpreh se “është favoriti kryesor për të fituar zgjedhjet”.
Gjatë fjalës së tij Mustafa i uroi suksese Vjosa Osmanit, e cila është larguar nga LDK.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.