Avokado dhe domate është kombinim i shkëlqyer për sallatë.
Jamystic ju propozon një mënyrë për të shijuar këto dy fruta, kaq të pasura me vitamina e minerale për organizimin tonë
Domatja përmban shumë elementë ushqyes për organizmin si vitaminë C, vitaminë A dhe likopen, që gjendet me shumicë dhe është një antioksidant i shkëlqyer. Likopeni është përgjegjës për ngjyrën e domateve, dhe nje mbrojtës shumë i mirë kundër rrezeve UV. Nga një studim i bërë është zbuluar se likopeni mbron ndaj kancerit të prostatës.
Ndërsa avokado përmban sasi të mëdha të vitaminës K, C, B5, B6, E, folat, magnez, mangan, zink, bakër, hekur, dhe fosfor dhe shumë kalium. Është plot me acide yndyrore mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme.
Acidi oleik që gjendet tek avokado ul inflamacionin. Prania e fibrave në të ndihmon me rënien në peshë dhe ul nivelin e sheqernave në gjak.
Për 4 persona duhen:
- 2 domate rozë;
- 1 avokado;
- 2 lugë kafeje mustardë;
- 2 lugë gjelle uthull rrushi;
- 6 lugë gjelle vaj ulliri;
- kripë, piper.
Presim domaten për gjysëm dhe me një thikë të mprehtë e presim në feta gjysmë hëne dhe i hedhim pak kripë përsipër që të marinohen pak.
Presim avokadon në gjysëm dhe i heqim bërthamën .E zhveshim nga cipa dhe e vendosim me pjesën bosh poshtë. E presim në feta të trasha sa domatet.
Në një pjatancë vendosim një fetë domate, një avokado, një domate një avokado deri sa të përfundojnë.
Tani përgatisim salcën për të ndërtuar sallatën.
Në një vazo hedhim,vajin, uthullën,mustardë, kripë,piper dhe i merziejme shpejt deri sa masa të bëhet kremoze .
Hedhim tre lugë gjelle nga kjo salcë mbi radhitjen e frutave.
Sallata është gati.
Jamystic ju këshillon: Për avokado unë marr vetem ato me cipë të errët dhe me rrudha.
Ato me cipë të gjelbër nuk kanë shije