Avokatët e banorëve të Kombinat përgënjeshtrojnë lajmin se Bashkia ka fituar gjyqin

Nga Exit News
Avokatët e banorëve të Kombinat përgënjeshtrojnë lajmin se Bashkia ka fituar gjyqin

Avokatët e banorëve të zonës së Kombinatit të prekur nga prjekti i rindërtimit të qeverisë përgënjështuruan lajmin se Bashkia Tiranë ka fituar gjyqin kundër tyre.

Në një deklaratë për median, të enjten, Dorian Matlija dhe Irena Dule sqaruan se:

“Bashkia Tiranë nuk ka fituar ndonjë gjyq, gjykata nuk i ka dhënë asaj të drejtën për të vazhduar projektin në Kombinat. [..] Të gjithë proceset gjyqësore janë duke vijuar dhe janë në fazat e hershme të procesit”.

Avokatët sqarojnë se Gjykata ka rrëzuar vetëm një masë sigurie për njërën nga familjen e njërit pallat, ndërkohë gjykata ka dhënë masa sigurie shtesë për familjet e tjera, duke detyruar Bashkinë ët mos ndërmarrë asnjë veprim.

Gjithashtu, ata shprehen se “asnjë objekt nuk po ngrihet në atë zonë për të strehuar banorët, ndërkohë që këtyre të fundit u është bërë e qartë që vendi i strehimit do jetë diku tjetër dhe jo në atë zonë”.

Exit News ka shkruar në mënyrë të vazhdueshme për privatizimin nga qeveria dhe Bashkia Tiranë të Kombinatit përmes projektit të rindërtimit. Artikujt mund t’i lexoni këtu, këtu dhe këtu, këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>