Avokatët e Ylli Ndroqit e kanë quajtur vendimin për sekuestrimin e pasurisë së tij, ‘një sulm politik’ për shkak të një gjyqi me kryebashkiakun Veliaj.
Duke folur për median, avokatët lajëmruan se urdhri i sekuestros së pasurive do të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Ata deklaruan:
“Pasuria e z. Ndroqi është e krijuar nga burime të ligjshme dhe këtë do ta provojë në të gjitha shkallët e Apelit. Pasuria është krijuar nga aktiviteti i shoqërive të tij dhe nga kreditë bankare.
Ai mendon se është një sulm politik, për shkak të gjyqit tjetër që po zhvillohet me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.”
Gjykata e Posaçme urdhëroi sekuestrimin e 26 pasurive në emër të Ylli Ndroqit.
Siç Exit News ka sqaruar më parë, SPAK ka dyshime se Ndroqi ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale në Turqi, Itali e Shqipëri, dhe se pasuria e tij në Shqipëri është vënë me të ardhura të përfituara nga aktiviteti krimal.