Avokatët mbrojtës: Sekuestrimi i pasurive të Ndroqit, sulm politik

Nga Exit News
Avokatët mbrojtës: Sekuestrimi i pasurive të Ndroqit, sulm politik

Avokatët e Ylli Ndroqit e kanë quajtur vendimin për sekuestrimin e pasurisë së tij, ‘një sulm politik’ për shkak të një gjyqi me kryebashkiakun Veliaj.

Duke folur për median, avokatët lajëmruan se urdhri i sekuestros së pasurive do të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ata deklaruan:

“Pasuria e z. Ndroqi është e krijuar nga burime të ligjshme dhe këtë do ta provojë në të gjitha shkallët e Apelit. Pasuria është krijuar nga aktiviteti i shoqërive të tij dhe nga kreditë bankare.

Ai mendon se është një sulm politik, për shkak të gjyqit tjetër që po zhvillohet me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.”

Gjykata e Posaçme urdhëroi sekuestrimin e 26 pasurive në emër të Ylli Ndroqit.

Siç Exit News ka sqaruar më parë,  SPAK ka dyshime se Ndroqi ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale në Turqi, Itali e Shqipëri, dhe se pasuria e tij në Shqipëri është vënë me të ardhura të përfituara nga aktiviteti krimal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>