Avokati i kontrollorëve: Një prej të arrestuarve sapo ka kaluar Covid, nuk mund të qëndrojë në paraburgim

Nga Exit News
Avokati i kontrollorëve: Një prej të arrestuarve sapo ka kaluar Covid, nuk mund të qëndrojë në paraburgim

Avokati i kontrollorëve të Albcontrol, Rezart Kthupi deklaroi se një prej të arrestuarve është në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi sapo ka kaluar Covid-19.

Në një deklaratë për gazetarët, Kthupi tha se akuza ndaj tyre është jo e drejtë:

“Sapo kanë mbaruar procedurat për njoftimin e urdhër-ndalimit e 3 kontrollorëve; Armando Fezga, Flora Ndreca, Muhni Mezini, të cilët akuzohen nga prokuroria për ‘Shpërdorim detyre’. Na është dhënë një dispozicion një kopje të procesverbalit. Kjo është sa i përket pjesës informative. Zoti Fevzo sapo ka kaluar COVID dhe nuk është në kushte të mira për të përballuar paraburgimin në një afat prej 48 orësh. Gjykoj se akuza është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjës të kompanie anonime, por ndaj një punonjësi që punon në institucion shtetëror.”

Avokati u shpreh se asnjë nga kontrollorët nuk do të largohej nga vendim pavarësisht pretendimeve të ngritura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>