Avokati i Popullit i BE-së do të hetojë dhe vlerësojë qëndrueshmërinë e projekteve prioritare të ndërtimit të rrjetit të shpërndarjes së gazit në Ballkanin Perëndimor, pas një ankese të Bankwatch në Komisionin Evropian në lidhje me ndikimin në mjedis.
Projektet prioritare të infrastrukturës së gazit në rajon përfshijnë 12 projekte me vlerë të paktën 2 miliardë euro, të cilat miratohen nga Projektet me Interes të Komunitetit të Energjisë (PECI).
Ankesa kundër Komisionit Evropian ngre shqetësime për mungesën e mbikëqyrjes së projekteve të tilla.
Në vitin 2020, Avokati i Popullit kritikoi KE-në për miratimin e disa projekteve, pa përcaktuar se cilat do të ishin nivelet e tyre të emetimit të gazrave. Një hetim tjetër i ngjashëm u hap më pas kundër Komisionit në lidhje me projekte të ngjashme në Evropën Juglindore dhe Lindore.
Bankwatch pretendon se Komisioni përdoruri metodologji të mangëta për vlerësimin e këtyre projekteve.
Ajo bëri thirrje për ndalimin e projekteve të gazit sepse “nuk kanë të dhëna të besueshme për qëndrueshmërinë”.