Avokati i Popullit i BE-së heton komunikimet e Von der Leyen me shefin e Pfizerit

Nga Exit News
Avokati i Popullit i BE-së heton komunikimet e Von der Leyen me shefin e Pfizerit

Avokati i Popullit i Bashkimit Evropian Emily O’Reilly ka nisur një hetim mbi komunikimin me mesazhe të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen me shefin e kompanisë farmaceutike, Pfizer.

Në prill, New York Times raportoi se Von der Leyen kishte shkëmbyer telefonata dhe mesazhe me shefin ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla.

Por kur u paraqit një kërkesë për publikim të mesazheve, Komisioni tha se nuk kishte asnjë regjistrim të tyre.

Refuzimi i Komisionit për të dhënë qasje në mesazhe u ankimua tek Avokati i Popullit, i cili tani e ka marrë çështjen në hetim.

Hetimi vjen në një kohë kur në disa kryeqytete të BE -së po diskutohet nëse ka llogaridhënie të mjaftueshme rreth përdorimit të mesazheve me tekst nga zyrtarë të lartë dhe politikanë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Von der Leyen vetë u kritikua në vitin 2019 pasi u zbulua se një telefon celular, i cili konsiderohej dëshmi kyçe në një skandal kontraktimi në ministrinë gjermane të mbrojtjes, e drejtuar prej saj, u fshi.

Në një letër drejtuar presidentit të Komisionit, botuar të premten, O’Reilly tha se është “e nevojshme” që ekipi i saj hetimor të takohet me zyrtarët dhe të marrë një shpjegim të “politikës së Komisionit për mbajtjen e shënimeve të mesazheve me tekst dhe si zbatohet kjo politikë në praktikë.”

Avokati i Popullit tha që ekipi i saj do të kërkojë gjithashtu një shpjegim nga Komisioni nëse “po, si dhe ku, ai kërkoi mesazhe me tekst të kërkuara nga ankuesit”.

O’Reilly tashmë ka nisur një iniciativë më të gjerë për tekstet, duke njoftuar në qershor se po shikon se si institucionet dhe agjencitë e BE -së të regjistrojnë mesazhe me tekst me qëllim identifikimin e praktikave të mira.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>